Bekteshi në inagurimin e qendrës fotovoltaike në Bërvenicë: Deri në fund të këtij viti do të kemi mbi 10 të ndërtuara

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka marrë pjesë në ceremoninë e vënjes në funksion të qendrës fotovoltaike në Tenovë të Komunës së Bervenicës.
Ministri Bekteshi ka uruar menaxhmentin e kompanisë Energo R, duke theksuar se me realizimin e investimeve të tilla, pritjet e tij si Ministër i Ekonomisë, në kompetencën e të cilit është energjetika, janë tejkaluar.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar se nëse shtojmë centralet fotovoltaike që po ndërtohen në tokë shtetërore për dy vjet do të kemi një kapacitet total të instaluar mbi 60 megavat, që do të thotë se për tre vjet kapaciteti i instaluar do të jetë tre herë më i lartë sesa ishte ndërtuar deri në vitin 2017 kur nuk i kalonte 20 megavat.
Ministri Bekteshi porositi të gjithë investitorët e interesuar të ndjekin thirrjet publike nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeverisë sepse brenda një kohe të shkurtër do të shpallen thirrje shtesë në mënyrë që të ndërtohen sa më shumë investime të tilla.

“Urime menaxhmentit të kompanisë Energo R, i cili për një kohë të shkurtër ndërtoi dhe vuri në funksion qendrën fotovoltaike në Tenovë, komuna e Brvenicës.
Me realizimin e investimeve të tilla, pritjet e mia si Ministër i Ekonomisë, në kompetencën e të cilit është energjetika, janë tejkaluar.
Bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm në vendin tonë.
Po ndërtohen vazhdimisht në vende të tjera qendra dhe deri në fund të këtij viti do të kemi mbi 10 të ndërtuara në tokë private në Maqedoninë e Veriut.

Nëse shtojmë centralet fotovoltaike që po ndërtohen në tokë shtetërore për dy vjet do të kemi një kapacitet total të instaluar mbi 60 megavat, që do të thotë se për tre vjet kapaciteti i instaluar do të jetë tre herë më i lartë sesa ishte ndërtuar deri në vitin 2017 kur nuk i kalonte 20 megavat.
Me këtë dëshmojmë se inkurajojmë të gjitha investimet në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, rrisim kapacitetin për prodhimin e energjisë elektrike në tregun vendor dhe ulim varësinë nga importet e energjisë elektrike.
Të gjithë investitorët e interesuar duhet të ndjekin thirrjet publike nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria sepse brenda një kohe të shkurtër do të shpallen thirrje shtesë në mënyrë që të ndërtohen sa më shumë investime të tilla”- ka shkruar Bekteshi!