Bekteshi mundëson hyrjen e gazit nga SHBA, Turqia e Katari!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkë me Ministrin e Ambietit jetësor dhe energjisë të Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas, kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për zhvillimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut.
Bekteshi ka deklaruar se me ndërtimin e interkonektorit mundësohet edhe një burim tjetër i gazit natyror për Maqedoninë e Veriut, respektivisht hapet mundësia për hyrjen e gazit natyror nga Azerbajxhani, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Turqia.

Ndërtimi i interkonektorit me Greqinë është një projekt me vlerë mbi 100 milion euro, nga të cilat investimi nga Maqedonia e Veriut do të arrijë në 54 milion euro.
Me këtë Marrëveshje, Ministri Bekteshi e bën vendin tonë të mos varet aspak nga vetëm nga gazi rus, por e bën një koridor energjetik për vendet e Evropës juglindore për qasje alternative në burimet e konsiderueshme të energjisë.