Bekteshi: “Mund të gjesh vaj edhe nën 100 denarë, s’ka më bukë 52 denar!”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se tashmë ka ulje të lehtë të çmimeve te produktet bazë të ushqimit. Bekteshi tha se edhe paralajmërimet ishin që uljet do të jenë nga 7 deri në 13 për qind.

“Mendoj se tashmë ka një zbritje të lehtë, nuk ka më bukë 52 denarë, që bëheshin drama këtu në qendrën mediatike në Qeveri, tashmë edhe “Zhito Lluks” ka nisur të ul çmimet. Vaji për ushqim tashmë nuk është 150 denarë, as 160 denarë, mund që vaj për gatim të gjesh edhe nën 100 denarë në markete të caktuara”, tha mes tjerash Bekteshi duke shtuar se kanë qenë transparent me qytetarët dhe nuk kanë premtuar 50 deri në 70 për qind zbritje./tv21.tv