Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se tashmë disa produkte të ushqimeve bazë shënojnë ulje të çmimeve.
Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se ulja e çmimeve ka të bëjë vetë me produktet që prodhohen në Maqedoni.
“Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Ekonomisë momentalisht janë stabilizuar çmimet nga ato që kanë qenë në shtator dhe tetor që kishte rritje të përnjëhershme të çmimeve të produkteve të ushqimeve bazë, në produkte të caktuara tashmë ka zvogëlim dhe edhe një herë të theksoj që ne nuk kemi thënë se do të kthejmë çmimet e para një viti apo dy, kemi thënë se do të ketë ulje nga çmimet e shtatorit tetori, nga 7 deri 13 për qind”, tha mes tjerash Bekteshi.