Bekteshi: Me shumë kënaqësi do të pija kafe me Taravarin


I ftuar në emisionin Clicl Plus në TV21, Kreshnik Bekteshi, pas shumë diskutimeve të ndryshme, prononcoi se do të kishte pirë me shumë kënaqësi nga një kafe me Arben Taravarin.

“Sigurisht që do të kisha pirë kafe me z.Taravarin, poashtu më vjen mirë nëse ai vjen në emisione dhe në debate, që të mos humbim kohë edhe unë edhe ai për shkak se të dytë kemi edhe obligime institucionale. Kështuqë nëse ai vjen deri në Kërçovë ose në Shkup do të pinim kafe patjetër”, është shprehur Bekteshi.