Bekteshi: Me Pakon e 6 të masave ekonomike synojmë mbështetjen e më të prekurve në mënyrë që të rimëkëmben nga pasojat e pandemisë dhe kthimin e turizmit në normalitet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përmes një Konference për media ka njoftuar qytetarët lidhur me Pakon e 6 të masave ekonomike e cila Pako pritet të jep efekte të dushkme në ekonomi.
Bekteshi gjithashtu ka theksuar se ministria e Ekonomisë, si institucion kompetent i qaset me përgjegjësi sektorit të turizmit dhe gastronomisë, si sektor parësor ekonomik.

Ministri Bekteshi ka vlerësuar se me Pakon e gjashtë të masave ekonomike si Qeveri synojnë mbështetjen e më të prekurve në mënyrë që të rimëkëmben nga pasojat e pandemisë dhe kthimin e turizmit në normalitet.
“Dua t’ju informoj se janë shpallur edhe shtatë thirrje publike për realizimin e masave nga Pakoja e gjashtë.
Me dy thirrjet e para që janë shpallur tani përfshihen ARTISTË TË ESTRADËS DHE CICERONË TURISTIKË.

Thirrja e tretë publike ka të bëjë me NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR KOMPANITË – OPERATORË NGA INDUSTRIA PËR ORGANIZIMIN E NGJARJEVE, AGJENCITË QË ORGANIZOJNË NGJARJE, ETJ.
Thirrje e katërt është ajo PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR KËNDET E REGJISTRUARA TË LOJËRAVE DHE PUSHIMORET PRIVATE PËR FËMIJË
Thirrja e pestë është parashikuar për NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR USHTRUES TË LICENCUAR TË VEPRIMTARISË GASTRONOME KABARE, BAR NATE, DISKOTEKË DHE DISKOTEKË NË HAPËSIRË TË HAPUR
THIRRJA E GJASHTË parashikon MBËSHTETJE FINANCARE PËR RESTORANTE TË REGJISTRUARA DHE KATEGORIZUARA PËR DASMA

Thirrja e shtatë është parashikuar PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË AGJENCIVE TË LICENCUARA TURISTIKE” – ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi!
Gjithashtu, Bekteshi ka bërë të ditur se “Për të gjitha këto thirrje publike si bazë për përllogaritje të mbështetjes merren të ardhurat mesatare mujore të realizuara në vitin 2019. Lartësia e mbështetjes përllogaritet si vlerë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore, në mënyrë shtesë secili subjekt aktiv do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15.200 denarëve për një të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje më 31.12. 2020”