Bekteshi: “Kompanive që prodhojnë vaj, qumësht, drithëra dhe bukë, do t’ju sigurojmë energji elektrike dyfish më të lirë”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se kompanive të cilët prodhojnë vaj, qumësht, prodhime të qumështit, prodhime të drithërave, kompanitë që prodhojnë bukë, ëmbëlsira dhe biskota, do të furnizohen me rrymë më të lirë. Ai, pas takimit me përfaqësues të industrisë ushqimore, u shpreh se po diskutohet që në këtë grup të futen edhe kompanitë e mishit dhe prodhimeve të mishit.

“Në bazë të bisedimeve me Ministrinë e Financave, me siguri do të jetë nën 100 euro për MW/h, pra, dyfish se sa që është tani në tregun e rregulluar, ndërsa po thuajse trefish ose më tepër në tregun e hapur, me këtë me siguri se do të ulen shpenzimet operative të kompanive deri në fund të prillit”, ka deklaruar ministri Bekteshi.