Bekteshi: “’Kodra e Diellit’ me ndriçim krejtësisht të ri”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM TOURS, Adem Avziu gjatë ditës së sotme vizituan qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” ku inspektuan aktivitetet e realizuara për modernizimin e qendrës e kësaj qendre.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se qendra turistike me punimet që po bëhen në vazhdimësi ngadalë po rreshtohen me qendrat turistike rajone dhe evropiane duke ofruar sa më shumë shërbime për turistët.
Bekteshi gjithashtu njoftoj se qe sonte ka sistem te ri te ndricimit.