Fillon realizimi i investimit të ri të KIEL Maqedoni në ZZHTI Tetovë. Kompania KIEL e cila është prodhuesi lider i sediljeve për trena dhe autobusë, fillon me ndërtimin e fabrikës së re prodhuese në ZZHTI Tetovë, investim prej 9.2 milionë euro, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Në fabrikën e re prodhuese në Tetovë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 7.500 metra katrorë, është planifikuar të hapen 300 vende të reja pune në rajonin e Pollogut,
Siç shkruan ministri Bekteshi, KIEL Maqedoni, sipas planit për realizimin e investimit me prodhim do të fillojë në fund të vitit 2022. Ministria e Ekonomisë ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kompanisë për prodhimin e komponentëve të brendshëm KIEL MAQEDONIA dhe NORMAK INVESTMENT GROUP, me të cilën fillon realizimi i këtij investimi të ri.