Bekteshi jep lajmin e mirë: “Lëshohet në përdorim centrali fotovoltaik më i madhë në tokë shtetërore” (FOTO)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar qytetarët e vendit se prej sot edhe zyrtarisht është vënë në përdorim centrali i ri fotovoltaik prej 17 megavat në Shën Nikollë i kompanisë GENI. Mes tjerash Bekteshi ka përgëzuar menaxhmentin e GENI-t që sipas Bekteshit kanë realizuar në një kohë shumë të shkurtër këtë investim të madh.

Shton se kjo është elektrana më e madhe diellore që është ndërtuar ndonjëherë në tokë shtetërore me Thirrjen Publike të Ministrisë së Ekonomisë.
Njoftimi i plotë:

Elektrana përbëhet nga 31.772 panele diellore në një sipërfaqe prej 300.000 metrash katrorë me 17 megavat fuqi nominale të instaluar dhe një prodhim të parashikuar prej 25.000 MËh energji të gjelbër në vit, e cila mund të furnizojë mbi 5.500 amvisëri. Në të kaluarën janë ndërtuar kapacitete prej 19 megavatësh të centraleve fotovoltaike dhe tani në 2 vjet e gjysmë janë lidhur në rrjet mbi 80 megavat.

Deri në vitin 2017 kemi paguar 7% të faturave për burimet e rinovueshme dhe tani si shtet marrim mbi 2.5 milionë euro për burimet e rinovueshme. Deri në fund të prillit, fillimi të majit të vitit të ardhshëm në vendin tonë vetëm nga investitorët privat, pa përfshirë investimet e bëra nga EMV, do të kemi në rrjet mbi 150 megavat fuqi të instaluar nga investimet diellore.