Bekteshi: Investimet në përmirësimin e infrastrukturës në komuna do të kontribuojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik lokal

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bashkë me zv/kryeministrin e parë, Artan Grubin dhe ministrin e mjedisit jetësor, Naser Nuredinin, vizituan fshatrat Llojan, Sllupçan dhe Orizare ku shënuan fillimin e ndërtimit të rrjetit dytësor të ujësjellësit, si dhe rindërtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm në fshatin Llojan, komuna e Likovës.

“Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe ministrin e mjedisit jetësor Naser Nuredini, shënuam fillimin e ndërtimit të rrjetit dytësor të ujësjellësit, si dhe rindërtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm në fshatin Llojan, komuna e Likovës.
Ky është një nga projektet speciale të Qeverisë i cili realizohet përmes programit TAV në vlerë prej 22 milionë denarëve.

Për momentin, projekte për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë janë duke u zbatuar në Sllupçan, Orizare.
Investimet në përmirësimin e infrastrukturës në komuna do të kontribuojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik lokal.Jemi të përkushtuar fuqishëm për zhvillimin e balancuar rajonal dhe forcimin e infrastrukturës në nivel komunal” – ka shkruar Bekteshi!