Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i është përgjigjur spekulimeve “gjoja” të disa ekspertëve se disa kompani që tani janë shfaqur në treg mund të përfitojnë në kurriz të qytetarëve. Bekteshi theksoi se ata ekspertë që janë edhe në politikë, kanë qenë edhe shpic-kandidatë, por gjithmonë janë në “ofsajd”.
Kujtojmë se Bekteshi vazhdimisht ka demantuar edhe kreun e opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski lidhur me çështjet e krizës energjetike, respektivisht çmimit të rrymës, i cili Mickoski vazhdimisht ka dhënë shifra të ndryshme dhe të gabueshme të çmimit të energjisë elektrike, siç janë 17%, 18%, 30%, 40% e tjerë, e shifra këto gjithmonë janë demantuar nga Bekteshi.