Bekteshi e zgjidh problemin e Haraçinës me rrymën elektrike


Ministri Bekteshi ka njoftuar qytetarët e Haraçinës se në koordinim me Kryetarin e Komunë dhe menaxhmentin e EVN-së është gjetur zgjidhje për çështjen e furnizmit të rregullt me energji elektrike!

Gjithashtu, ka bërë të ditur se kjo zgjidhje është e përkohëshme, me shpresë që do jetë afatgjate nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet e vendit.

“Në koordinim me Kryetarin e Komunës, Ridvan Ibraimin dhe menaxhmentin e EVN-së është gjetur zgjidhje për çështjen e furnizmit të rregullt me energji elektrike!

Kjo zgjidhje është e përkohëshme, me shpresë që do jetë afatgjate nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet e vendit.

Të bëjmë përpjekjet maksimale për të kursyer rrymën, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e rëndojmë krizën”- ka njoftuar Bekteshi.