Bekteshi: “E dëgjova Taravarin, kërkojnë zgjedhje por thonë ishalla Zoti nuk pranojnë”

–Sa i përket kërkesës për zgjedhjet parlamentare, e theksova edhe më herët, ato luten që BDI mos të thotë PO, eja të shkojmë në zgjedhje parlamentare, për shkak se do të ju ndodhi ajo që ju ndodhi në Tetovë, e kam fjalën për Aleancën për Shqiptarët, dhe për partitë tjera opozitare e dimë kapacitetin e atyre partive, këtë e tha sot në Click 21 ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur për mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024, në afatin e rregullt.

“Kjo çështja e opozitës shqiptare, për shkak se e dëgjova edhe zotëri Taravarin, është si ajo thënia, të kërkoj, por ishalla Zoti nuk pranojnë, ajo i ndodhi edhe në Tetovë. Ne jemi të përqendruar të ballafaqohemi me krizat që janë për momentin, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatet të cilat janë paraparë me ligj, pra në vitin 2024. Qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet e shpeshta”, tha mes tjerash Bekteshi.
https://facebook.com/watch/?v=749367219476380&_rdr