Deputetët e rinj të Kuvendit të RMV-së në bashkëpunim me Western Balkans Democracy Initiative organizuan diskutim për shëndetin mendor të të rinjve me organizatat joqeveritare ,përfaqësues të parlamenteve studentore të Universiteteve , përfaqësues të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme,përfaqësues të Agjencionit për rini dhe sport, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe ekspert të fushēs.
Një diskutim cilësor, nga i cili dolën shumë rekomandime.
Kohëve të fundit përballemi me një gjendje kaotike shëndetsore , nje katrahurë që ka kapluar botën në përgjithësi dhe shtetin tonë në veçanti. “Pandemia e koronavirusit ka sjellë humbjen tragjike të jetëve dhe të sigurisë ekonomike për qytetarët në të gjithë vendin dhe botën, duke sjellë edhe pasoja në shëndetin mendor.
Në kushte të pandemisë aktuale, po përballemi me ndryshime në shumë sfera të jetës që kanë ndikim të pashmangshëm mbi ne dhe shëndetin e fëmijëve tanë,shëndetin e të rinjve. Kur flas për shëndetin, mendoj veçanërisht për shëndetin mendor. Të kesh shëndet të mirë mendor do të thotë të ndihesh mirë me veten, të krijosh dhe të ruash marrëdhënie pozitive me familjen, miqtë, të jemi në gjendje të merremi me emocionet tona, të përballemi mirë me ndodhitë dhe ngjarjet në jetë.
Hulumtimet në botë tregojnë që mirëqenia mendore e të rinjve ka shënuar rrënie , gjë që është vërtet shqetësuese, veçanërisht pasi aktualisht po përballemi me situatë specifike që sigurisht ka ndikim në shëndetin mendor tek të rinjtë. Sipas hulumtimit, simptomat më të zakonshme që ndodhin te të rinjtë janë ndjenjat e trishtimit, acarrimit dhe nervozizmit, të ankthit , depresionit, si dhe ndjenja të mërzisë, vetmisë dhe shqetësimit.
Situata në vendin tonë
Për fat të keq, studimi specifik mbi ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor tek të rinjtë në vendin tonë nuk është kryer ende, gjithçka referohet te rekomandimet, të cilat tregojnë vetëdijen tonë të ulët për rëndësinë e shëndetit mendor. Sidoqoftë, nga të dhënat e psikologëve edhe në vendin tonë është konstatuar një gjendje e ngjashme për shëndetin mendor tek të rinjtë.Kërkesat e prindërve për këshilla tani janë më të larta, për dallim nga periudha e mëparshme para pandemisë.
Andaj, reagimi i familjes dhe të afërmve ndaj pandemisë është një faktor vendimtar që ndikon në gjendjen emocionale, mendimet dhe sjelljen e të rinjve.
Adoleshenca është e vështirë në vetvete dhe sëmundja e koronavirusit (KOVID-19) e bën atë edhe më të vështirë. Me mbylljen e shkollave dhe anulimin e ngjarjeve, shumë të rinj janë privuar nga disa nga momentet më të mëdha në jetën e tyre të re – si dhe momentet e përditshme të bisedave me miqtë dhe shkuarjes në orët e mësimit.
Të rinjtë që përballen me ndryshime jetësore për shkak të pandemisë,dhe ata të cilët ndjehen nervozë, të izoluar dhe të irrituar, duhet ta dinë këtë: Ju nuk jeni vetëm!
Flisni me shokët dhe familjarët tuaj për ndjenjat tuaja , mos I mbani në vehte, mendoni pozitivisht ,bëhuni aktiv dhe merreni këtë gjendje si normale.
Shëndeti mendor nuk do të thotë që ne duhet të jemi gjithmonë të lumtur dhe me humor të mirë.
Shëndeti është një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore.Pa shëndet mendor, nuk ka fare shëndet. Fatkeqësisht, ne shpesh e lëmë mënjanë shëndetin mendor dhe nuk e shohim atë si një përparësi, veçanërisht sot në një kohë pandemie.
Shëndeti mendor nënkupton aftësinë për të ndryshuar, rregulluar dhe përballuar vështirësitë dhe stresin. Nëse jemi fleksibël, ne mund të zgjidhim problemet. Kur shëndeti ynë mendor është i dëmtuar, ne fillojmë të humbasim fleksibilitetin dhe gjithmonë përdorim të njëjtat strategji për zgjidhjen e problemeve, pa marrë parasysh a janë të përshtatshme për situatën. Ose, më keq, ne shmangim plotësisht përballjen me problemet.
Pandemia KOVID-19 është një rrezik i ri dhe deri më tani i panjohur, kështu që frika është një dukuri e natyrshme dhe e pritshme. Koronavirusi ka tronditur rrënjësisht të gjitha aspektet e jetës sonë: personale, familjare, shoqërore dhe të biznesit. Kufizimet e lëvizjes, distanca shoqërore, puna nga shtëpia, mësimi “online”, ndryshimet në rutinat e përditshme ,vënë në provë aftësinë tonë për t’u përshtatur shpejt me situatën e re. Sidoqoftë, shqetësimet në lidhje me pasojat ekonomike, sociale, familjare dhe arsimore janë të mëdha.
Ne duhet mposhtur këtë pandemi duke patur vetbesim dhe jo ajo të na mposht ne!