Bekteshi: “Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, dje ka njoftuar se do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.
Ai deklaroi se këtë do ta propozonë në mbledhjen e Qeverisë, javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rritë likuiditetin e tyre”.

“Vec është publikuar urdhëresa, gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të kemi takime me anëtarët e komisionit të cilët janë paraparë në kuadër të urdhëresës për shpalljen e gjendjes së krizës, dhe unë si ministër i Ekonomisë, në seancën e parë të Qeverisë, e cila parashihet të jetë ditën e martë, do t’i propozojë Qeverisë që të shpallim këtë gjendje krize”, theksoi ministri Bekteshi.
Ai shtoi se për momentin nuk parashihet të ketë masa kufizuese.