Bekteshi: “Buka, mielli dhe vaji do të shiten pa marzhë profiti”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se në koordinim me tregtarët është dakorduar që buka, mielli dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa marzhë profiti. Kjo nënkupton që buka, vaji dhe mielli tip 400 nga sot do të shiten sikurse me çmimin furnizues.

“Buka miell dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa asnjë lloj marzhe profiti në tregtinë me pakicë, këtë e kemi dakorduar bashkërisht me të gjithë tregtarët, por njëkohësisht të zvogëlojmë edhe marzhet e profitit sa i përket tregtisë me shumicë nga 5 në 4%, si dhe të tregtisë me pakicë nga 10 në 3%”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.