Bekteshi: Agjenda e Gjelbër mbetet prioritet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një dalje për media duke promovuar “Parkun e Erës”, theksoi se për Qeverinë agjenda e gjelbër mbetet prioritet.

Bekteshi mes tjerash shtoi se Qeveria në aspektin rregullativ dhe legjislativ e ka përmbyllur kapitullin në Sektorin e Energjisë.

“Qëllimi kryesor i Qeverisë, është edhe agjenda e gjelbër. Sa i përket energjisë së ripërtitshme, stimulimit të efikasitetit energjetik, kjo Qeveri në aspektin rregullativ, legjislativ e ka përmbyllur kapitullin në Sektorin Energjetik. Agjenda e gjelbër mbetet prioritet mbi prioritetet, me të vetmin qëllim që të krijojmë dhe të rrisim kualitetin e jetës të të gjithë qytetarëve, por të mbrojmë edhe ambientin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.