Oftamologu i njohur në Maqedoni Bekim Tateshi sot ka marrë titullin Asistent profesor (Docent) në fushën e Oftalmologjisë në fakulteti e Shkencace Mjekësire pranë Universitetit “Goce Delçev” në Shtip.
Bekim Tateshi ka shkruar: “Të nderuar miq,
pas angazhimit 13 vjeçar në proçesin edukativo-arsimor dhe doktorimit në shkencat mjekësore, Këshilli mësimoro-shkencor i profesorëve të Fakultetit të shkencave mjekësore pranë Universitetit “Goce Delçev” në Shtip, në mbledhjen e mbajtur në 22.03.2022, më nderuan me titullin akademik Asistent profesor (Docent) në fushën e Oftalmologjisë.
Këtë titull ja dedikoj Babait tim të ndjerë që së bashku me Nënën time aq shumë sakrifikuan për shkollimin tim.
Falenderoj edhe familjen time për përkrahjen në këtë rrugë të gjatë me plot sfida.”