Dr. Bekim Tateshi
Për skandalin në Klinikën e onkologjisë, Aleanca për Shqiptarët ka alarmuar qysh në dhjetor të 2022. Por, kërkush nuk reagoi dhe u llogarit si një reagim koti.
Unë nuk dua të besoj që të jetë e vërtetë se në të kundërtën mantili i bardhë bëhet i zi, Betimi i Hipokratit shndërrohet në veprimtarinë e Mengeles dhe s’ka më as M nga mjekësia.
Si mjek me përvojë dydekadëshe ndjej turp, vner dhe mllef për këto veprime që gjasojnë në ngjarje nga e kaluara dhe ndërtesat e shpresës i kanë shndërruar në kampe të vdekjes dhe më e komplikuara është mesazhi i dëmshëm që po i përcillet gjeneratave të reja.
Ligji duhet të jetë i pamëshirshëm!
#BeTa69