Bekim Tateshi me apel deri te ministri i ri i Shëndetësisë Bekim Sali (VIDEO)

Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët ka apeluar deri të ministri i ri i Shëndetësisë, Bekim Sali nga radhët e Alternativës që në të ardhmen të organizojë takime dhe emisione të ndryshme, ku do të marrin pjesë specialistë të fushës dhe jo politikan me të cilën qytetarëve do t’ua sqarojnë se çka janë vaksinat.

“Apelojmë që edhe ministrit, kolegut tonë z.Sali që në të ardhmen të bëjë takime të ndryshme, të kemi emisione të ndryshme debative ku do të marrin pjesë specialistë të fushës, jo politikan, por specialistë të fushës të cilët qytetarëve do t’ua sqarojnë se çka janë vaksinat, çfarë detyre kanë në këtë situatë, normal që aty duhet të jenë edhe ato të shoqatës të anti-vakserve edhe ato duhet të japin mendimet e tyre. Sugjeroj që në këto debate të kyçen edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të cilët edhe ato do të mund të japin një kontribut të tyren”, u shpreh Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët.