Bekim Tateshi emërohet drejtor në Klinikën Universitare të sëmundjeve të syve


Dr. Bekim Tateshi është emëruar drejtor në Klinikën Universitare të sëmundjeve të syve nga radhët e ASH-së teksa me hyrjen e ASH-së në qeveri janë emëruar këto funksionar!

Bujar Bajrami – drejtor i Vardar Film
Arsim Hasani – drejtor i Fondit Pensional
Vullnet Selimi – drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup
Izair Memeti – drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale
Pëllumb Vela – drejtor i Spitalit të Tetovës
Halit Ferati – drejtor i Inspektoratit për Arsim
Isak Lazami – zëvendës-drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport
Përveç tyre, nëpër media flitet edhe për disa emra tjerë, gjegjësisht:

Visar Miftari – drejtor i Klinikës së Neurologjisë Shkup
Halid Matoshi – drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Shkup
Genc Selmani – drejtor i Klinikës së Dermatologjisë
Tair Tahiri – drejtor i Klinikës Kozle
Jeton Shaqiri – drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë
Bekim Tateshi – drejtor i Klinikës së Oftamologjisë
Ndryshe, ASH në Qeveri përfaqësohet me dy ministra dhe dy zëvendësministra, gjegjësisht:

Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë
Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë
Tiron Jajaga: zëvendësministër i Mbrojtjes
Vjollca Berisha: zëvendësministre e Bujqësisë
Kujtojmë se me marrëveshjen e koalicionit mes ASH-së dhe mandatarit LSDM, Qeveria u rikonstruua. Me këtë rast, partia Alternativa, e cila deri asokohe ishte në Qeveri, doli pasi që iu morën postet ministrore. Pos tyre, edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit doli nga Qeveria. Hyrja e ASH-së në Qeveri, ka bërë që edhe disa poste të BDI-së dhe LSDM-së të lëshohen ose zëvendësohen.

Dje, Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ka dërguar letër të hapur për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në lidhje me emërimin përkatës dhe ligjor të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve nga ana e Qeverisë.

“Në lidhje me emërimin e paralajmëruar të udhëheqësve dhe zëvendësudhëheqësve në disa institucione publike dhe ndërmarrje publike, pas marrëveshjes së re koaliconuese, Platforma e organizatave qytetare rikujton në angazhimet programore të Qeverisë së Maqedonisë së veriut për profesionalizim të administratës”, thuhet në letrën e hapur.

Ata e rikujtojmë Qeverinë që gjatë emërimit të udhëheqësisë profesionale në sektorin publik, ka për detyrë të sigurojë procedurë konkurruese, nëpërmjet shpalljes publike.portalb