Bekim Smaili: Për një vend që ka mbi 100 mijë banorë, në Tetovë interesi është i vogël për teatër

Në emisionin ”Happy Day” i ftuari drejtori i teatrit të Tetovës tha se interesi është shumë iv vogël për në Teatër kur të krahasosh një vend që ka mbi 100 mijë banorë.

”Për një vend që ka mbi 100 mijë banorë, interesi është i vogël për teatër. Ne këmi një publikë standard, është numër i madh dhe ne krenohemi më publikun tetovar, mirëpo nga numri i përgjithshëm i popullsisë, rreth 100 mijë, do të duhej të kishim më tepër publik” – deklaroi Smaili. Shfaqja e fundit na emocionoi të gjithë dhe kjo do të na lërë me mbresa, shton Smaili në emisionin Happy Day. /KlanMacedonia/