Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali, ka vizituar lagjen e Teneqe Mëhallës. Ai është shprehur se në momentin kur ata do të vijnë në krye të komunës do të ja ndryshojnë emrin kësaj lagje.
“Dita e hënë na gjeti në Teneqe Mëhallë. Ndonëse një lagje e lënë keq nga pushteti komunal, këta janë njerëz zemërgjerë dhe optimistë, të cilët pa fajin e tyre janë bërë periferi e Shkupit. Ata, njësoj si ne, besojnë thellë se ky është momenti i ndryshimit. Do të doja që kur ta fitojmë Komunën, kjo mëhallë të marrë edhe një emër të ri, që do ta ketë identitet zhvillimin e ri që do ta bëjmë ne dhe jo teneqenë në të cilën e kanë lënë ata. Zaten, ashtu i ka hije Çairit të Ri. Vazhdojmë…”, thuhet në njoftimin e kandidatit për Çairin, Bekim Sali.