Kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali bashkë me ekipin e kandidatëve për këshilltarë gjatë ditës së sotme ka vizituar lagjen e Fushë Tophanës dhe Sahat Kullës.
“Sot, bashkë me ekipin e kandidatëve për këshilltarë, e vazhduam agjendën e vizitave e takimeve në Çair. Kësaj radhe ishte një ditë e këndshme vizita në lagjen e Fushë Tophanës dhe në atë të Sahat Kullës. Njerëz të të gjitha moshave e etnive na pritën me buzëqeshje e dashamirësi, duke na bindur se tullë mbi tullë po ndërtohet fitorja dhe suksesi në Çair. Vazhdojmë…”, ka shkruar Sali.