Bekim Sali: “Tre lokacione të mundshme për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare Shkup”


Tre lokacione janë të mundëshme për ndërtimin e Klinikës Universitare Shkup. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësis, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme. Sali tha se njëra është në Kasarnën e Ilindenit, tjetra në Gjorçe Petrov dhe lokacioni i tretë është tek një klinik tjetër egzistuese.

“Kam formuar grup pune nga opozita dhe pozita në pjesën politike të kemi pajtueshmëri në diskutimin publik që në të kaluarën ka qenë pengesa kryesore për mosrealizimin e atij projekti. Parimisht është tejkaluar kjo pengesë, por nuk jemi në deri në fazën e përzgjedhjes së lokacionit, shumës së nevojshme për ndërtimin. Lokacioni nuk është caktuar 100%. Një është Ilinden, por kemi tre pozicione të cilat po i diskutojmë. Cili lokacion do të përcaktohet, përpos momentit politik, i cili nuk është kryesori, do të varet edhe nga kushte e kadastrës. Klinika duhet të ndërtohet në lokacion me logjistik ekzistuese që të mos shpenzojmë mjetet shtesë për largësinë e cila në të kaluarën ka qenë lëndë e diskutimit dhe bllokimit. Lokacionet janë edhe për në Gjorçe Petrov, Ilinden dhe një e tretë ku është një spital por do të duhet mbindërtim dhe zgjerim”, tha ministri Sali.