Bekim Sali: “Situata epidemiologjike nuk na lejon të lehtësojmë masat” (VIDEO)

Ministri i Shëndetëissë, Bekim Sali thotë se vendi ynë ende nuk është në gjendjen epidemiologjike të mirë për lirimin e masave kundër koronavirusit. Sipas të parit të Shëndetësisë, përqindja e vogël e të vaksinuarve dhe të imunizuarve në mënyrë natyrale nuk është garancë, që të vazhdojmë më tutje pa maska apo pa respektim të masave parandaluese ndaj Kovid-19.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Do të kisha pasur dëshirë të flaktë që të jem i pari i cili njofton se prej nesër jemi të liraur nga maskat dhe gjitha masat tjera, mirëpo sitauta aktuale epidemiologjike nuk na lejonë të bëjmë një hap të atillë, për arsye se ne si Ministri e Shëndetësisë, si Intituti i Shëndetit Publik dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e analizojmë situatën edhe në vend edhe në rajon por edhe në shtetet që i kemi si shtete relevante dhe shtete krahasuese”
Sali më tej tha se për momentin Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në zonën e verdhë, por siç tha shpreson që ditëve në vijim të kalojmë në të gjelbërtën, për të parë nëse mund të kemi eventualisht masa lehtësuese.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Indikacionet janë pozitive. Unë shpresoj që këtë javë do të kalojmë në zonën e gjëlbërt. Megjithatë se a jemi gati, që ne t’i lirojmë të gjitha masat, këtu nuk jam i sigurt dhe do të shohim se çfarë do të vendosim të mërkurën me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse”

Ministri i shëndetësisë gjithashtu shtoi se duhet të përgaditemi për fazën post-kovid, pasi që mund të ketë endemi dhe pandemi të tjera.
Ndërkaq, analiza serologjike tregon se 86 për qind e popullsisë është e imunizuar, ndërsa 75 për qind janë personat e pavaksinuar, të cilët e kanë e kanë kaluar koronavirusin dhe kanë fituar imunitet natyror.