Bekim Sali pyet Visar Ganiun: Ku përfunduan paratë e çerdhes që nuk e ndërtuat? (VIDEO)

Kandidati i opozitës shqiptare (AAA-ASH) për Çairin, Bekim Sali, ka akuzuar kundërkandidatin e tij, kryetarin aktual të komunës, Visar Ganiun se në vitin 2017 ka mashtruar banorët e lagjes Serovë lidhur me ndërtimin e një kopshti për fëmijë, në vlerë prej 1.150.000 euro.

“Ndodhemi në vendin ku kundërkandidati im për komunën e Çairit në vitin 2017 kishte premtuar se do ta bëj një kopsht për fëmijë. Në të vërtetë në faqen 38-53 ai vetëm në 15 faqe ka 20 mashtrime e gënjeshtra për rikontruime të shkollave, për ndërtime të bibliotekave, për meremetime të çerdheve dhe pos tjerash edhe për ndërtim të kopshteve për fëmijë. Pa hyrë në detaje për mashtrimet që i ka dhënë për shkollat dhe kopshtet tjera po jua rikujtoj se në faqet 52-53 ai ka premtuar se këtu prapa nesh do të ndërtojë një kopsht për fëmijë në vlerë prej 1.150.000 euro. Dhe ja mund ta shihni se si është gjendja. Këtu as nuk ka kopsht për fëmijë, madje as shenja që kanë filluar punimet. Këtu është njësoj si para katër viteve. Ajo që mund të lexohet këtu është vetëm mashtrimi dhe gënjeshtra e Visar Ganiut. Prandaj derisa jemi këtu dhe e shohim me sytë tanë mashtrimin, nuk mund të mos konstatojmë se njeriu që ka mashtruar për këtë premtim e ka emrin Visar Ganiu dhe njeriu që nuk na tregon se ku kanë shkuar 1.150.000 euro poashtu është Visar Ganiu”, tha Bekim Sali para mediave.