Kandidati i koalicionit Aleanca për shqiptarët-Alternativa për Çairin, Bekim Sali, paralajmëroi ditë më të mira për banorët e komunës. Ai akuzoi kundërkandidatin dhe kryetarin aktual Visar Ganiun se ka mashtruar banorët për ndërtimin e fasadave për efikasitet energjetik.
“Katër vjet më vonë. Asnjë fasadë, asnjë kulm, asnjë dritare, kurrfarë efikasiteti energjetik. Vetëm mashtrim nga Visar Ganiu dhe asgjë tjetër. Ne, madje, as nuk e dimë se ku kanë përfunduar ato 15 milionë euro. Të dashur qytetarë, pse duhet t’i besoni një mashtruesi të këtillë? Mashtruesi nuk e meriton më besimin tuaj”, tha Sali.