Kandidati i Alternativës për Komunën e Çairit Bekim Sali në një intervistë, theksoi se po bën përpjekje që garën për Çairin ta fitojë që në rrethin e parë. Ai thotë se dëshiron që në fund të tetorit të fillojë me punët dhe projektet të cilat i ka prezantuar gjatë fushatës.
“Përpjekja ime është që garën në Çair ta përfundojmë në rrethin e parë, kështu që para fundit të tetorit ne veçmë të jemi në punë. Çairi nuk mund të humb kohë”.
Sali tha se është koha që kryetari aktual i Çairit të shkojë të jetojë në Butel, sikurse ish kryetari Izet Mexhiti. Mexhiti pasi shkatërroi Çairin për 3 mandate, ka braktisur komunën dhe me familjen e tij jeton në Butel.