Bekim Memeti: Manastiri bastion i BDI-së (FOTO)

Turma e madhe njerëzve e pranishme në hapjen e Shtabit Zgjedhor në Qytetin e Manastirit nuk ishte tubim zgjedhor, por thjesht hapje solemne e shtabit të parë në këtë qytet. Kështu thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim nga qyteti i shkronjave shqip.

Sipas Memetit, Manastiri ka qenë dhe do tu mbetet besnik politikave të Ali Ahmetit dhe si asnjëherë më parë, në këto zgjedhje shqiptarët e Manastirit do të dëshmojnë se janë bastion i BDI-së.

“Interesimi sistematik i BDI-së për shqiptarët e Manastirit do të thotë shumë për ne. Angazhimi personal për Manastirin i liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka kthyer shpresat tek shqiptarët në këto anë. Ne jemi dalzotës dhe jemi besnik ndaj fjalës që japim, kemi qenë dhe do të mbetemi në Manastir, vendin tonë nuk e falim dhe nuk e lëshojmë asnjëherë”, u shpreh gjatë fjalimit të tij Memeti.