Bekim Jashari: Ta mbështesim Qeverinë Kurti

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, pas vizitës që bën kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca në Prekaz, thotë se shoqëria kosovare duhet ta mbështesë për sfidat që e presin. Jashari thotë se menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, lu*ftimi i korr*upsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi.

Jashari thotë se menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, lu*ftimi i korr*upsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështetë e gjithë shoqëria. Postimi i tij:

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prita Presidentin në detyrë, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilët i shoqërova gjatë homazheve që bënë tek dëshmorët e familjes Jashari. Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i urova z.Konjufca e z.Kurti për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit duke iu dëshiruar shëndet e punë të mbarë para shumë sfidave që kemi përpara.

Menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, lu*ftimi i korr*upsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështesim edhe ne si shoqëri.