Bekim Jashari (I biri i Heroit, Hamëz Jasharit) kryen Umren.
Vizita e Shtëpisë së Allahut – Qabesë është një përjetim i veçantë dhe i paharruar për besimtarin.
Është udhëtimi më mbresëlënës dhe më me vlerë që njeriu bën në jetën e tij, sepse, nëse në udhëtime tjera ka nderin të jetë mysafir i ndonjë mbreti, presidenti, kryeministri, në këtë udhëtim është mysafir i Allahut; nëse në udhëtime tjera mund të vizitojë vende të ndryshme, në këtë udhëtim viziton Mekkën, vendin më të dashur tek Allahu; nëse në udhëtime tjera viziton objekte të ndryshme kulturore, në këtë udhëtim viziton Qabenë, shtëpinë e parë të vënë për njerëzit në tokë, viziton xhaminë e Profetit (alejhiselam), viziton vendet ku ka lindur, jetuar e predikuar Profeti Muhammed (alejhiselam). Pra, ajo që e bën të veçantë këtë udhëtim është karakteri i tij shpirtëror.