Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, njëherit edhe djali i heroit Hamëz Jashari, i është bashkëngjitur thirrjes për lëshimin e këngës së marshit të UÇK-së.
Jashari ka postuar një video ku shihen anëtarët e familjes së tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Jashari edhe sot gjatë ditës kishte reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi se UÇK ka kryer krime ndaj civilëve serbë në Kosovë.
“Po mos të ishte UÇK‘ja. Do ishte Serrbia!”, ka shkruar shkurt Jashari sot.