Pasardhësi i familjes heroike Jashari, Bekimi ka reaguar pas sulmit tragjik në zonën e fshatit Banjska, ku mbeti i vrarë polici i Kosovë, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici tjetër, Alban Rashiti. Ai i shprehu ngushëllimet e familjes së tij, familjes së policit Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.
Jashari tha se sulmet e tilla vijnë me urdhër nga Beogradi, teksa bëri thirrje për unitet në Kosovë për ruajtjen e sovranitetit dhe territorialitetit, dhe për t’iu përgjigjur së bashku Serbisë, pasi siç tha ai, ky është borxhi ndaj dëshmorëve.
Postimi i plotë i tij:
I rëndë lajmi për vrasjen e policit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e policit Alban Rashiti nga kriminelët serbë të Vuçiqit.
Në emrin tim dhe të familjes i shprehu ngushëllime familjes së policit të rënë sot në mbrojtje të sovranitetit të vendit kurse policit të plagosur i uroj shërim të shpejtë.
Sulmet e tilla dhe sjelljet kriminale me urdhër të Beogradit në Kosovë duhet të bindin bashkësinë ndërkombëtare mbi politikën shoveniste që edhe sot po ndjek Beogradi ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.
Situata në veri duhet të shërbejë si alarm për spektrin tonë politik për të qenë të bashkuar në tejkalimin e saj dhe bashkërisht t’i përgjigjemi Serbisë dhe planeve të saj për ndarjen e Kosovës.
Sot është vonë, nesër mund të jetë e pamundur. Na duhet unitet për ruajtjen e sovranitetetit dhe territorialitet të Kosovës. Këtë ia kemi borxh dëshmorëve e martirëve të vendit tonë!
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!
I rëndë lajmi për vrasjen e policit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e policit Alban Rashiti nga…