Bekim Haxhiu ngre alarmin: Maskat që përdoren në Kosovë mund të jenë kancerogjene

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga Covid 19, mund të jenë kancerogjene. Ai mbrëmë në “Debat Plus”, tha se ato nuk kanë asnjë garanci.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar asnjë kriter se ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez sa kanë garanci këto i takon institucioneve tona me u marre me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Haxhiu vazhdimisht ka kritikuar përballjen me koronavirus nga ana e Qeverisë së vendit./gazetametro.net