Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, i ka komentuar rezultatet zgjedhore të 14 shkurtit.
Berisha në Klan Kosova tha se të gjitha partitë përjetuan rënie përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Sa i përket AAK-së ai tha se janë në nivelin e njëjtë të votave.
“Ky ishte një trend tek të gjitha partitë përveç Lëvizjes Vetëvendosje. Partitë e tjera kanë pasur rënie. LDK ka ra përgjysmë, PDK ka pasur rënie, një parti se ka kaluar pragun, ne si Aleancë e kemi mbajtur kryesisht atë nivel, jemi kthyer në atë nivelin bazë në themelet tona, që i kemi të forta por kësaj radhe nuk i kemi 20 mijë vota”.
Kandidati për deputet i AAK-së theksoi se Vetëvendosje ka zhvilluar fushatë të egër mediatike duke ofruar dezinformata për qytetarët.
“Ka qenë një fushatë e egër mediatike, e kushtueshme e një partie politike se do t’i marrë të gjitha me dezinformata se Vetëvendosja ka me i marrë 7 mijë përqind e 500 mijë deputetë. Populli dikur mendoj ashtu. Ishte edhe nevoja për ndryshim por edhe një dozë të madhe të propagandës se do t’i marrë mbi 60 përqind”.
Bekë Berisha ndër të tjera tha se ndryshimi duhet të ndodh duke mashtruar.
“Është mirë që ka ndodhur ndryshimi, por populli e humbi interesimin. Kur ndodh ndryshimi nuk duhet të ndodh me mashtrim por duhet të ndodh natyrshëm. Mashtrimi është prej fillimi me shikueshmëri. Për shembull 100 mijë kinezë e shikojnë Albin Kurtin, duke lënë përshtypje se 100 mijë njerëz po e shikojnë në Kosovë. Këso mashtrimesh optike dhe virtuale”.