Bekë Berisha: Glauk Konjufcën e kish çu ShIK në AAK, e tani shkoi në LVV

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha i ka reagur ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit sot në Kuvend i kërkoi “të shuante” e të mos fliste për diktaturë.Kurse Berisha tha se po e kursen Konjufcën, duke ia përmendur në disa raste ShIK-un.

“Masi më përmeni Glauku, po e kursej pak. Mirëpo u kanë djalë i ri në Aleancë, e maj men mirë e kish pas çu ShIK-u aty edhe kom pas respekt për to. Dikur u largu prej atyhit, shkoi në Vetëvendosje sigurisht apet me udhëzimet e ShIK-ut, këtu u bo i madh. Kështu që sot pe kursej, por tjetër herë jo. Ka të drejtë kur thotë kush po fol për diktaturën Bekë Berisha, se unë e as kolegët e mi nuk e imagjinojmë dhe as nuk folet për dikaturë”, tha deputeti.

Berisha shtoi se nga qeverisja e LVV-së ka pasur tendencë për diktaturë.“Kur u maru LDK-ja ia kanë pas qit një dozë të madhe antidiktaturë jam dëshmitat, e nuk muni as me ta me bo diktaturë se këtu ka pasur tendencë me u bo diktaturë e me nal fjalën. Hashim Thaçi nuk është mundu kurrë, me ta janë marr vesh këta, por ju keni dasht dikaturë me bo ndaj LDK-së, edhe po shihet që kjo mbeti veç tentativë”, tha ai.“Nëse ju ka kall dhelprës bishti, nuk është kall krejt bota. Nuk pe kuptoj pezmin e Vetëvendosjes me neve, juve o ka ju rrëzon profa i nderuar. Nuk e di cka keni me neve”, shtoi ai.