Bejxhan Iljas: Dera jonë për VLEN është e mbyllur!

Deputeti Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike Turke në një deklaratë për TV21 thotë se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Frontit Europian.

Duke komentuar deklaratat e fundit të Izet Mexhitit, Iljas thotë se dera për VLEN është e mbyllur, ndërkaq thekson se edhe po t’i ftonte dikush që të bëhen pjesë e shumicës, ai do të duhej të ishte mandatari.

“Është interesante se sa e kanë gajle për ne këto parti tjera për shkak se ato e kishin mundësinë para zgjedhjeve të na përfitojnë si pjesë e koalicionit por nuk e bënë. Nuk ka patur negociata deri tani, ne vazhdojmë të jemi pjesë e Frontit Europian dhe luftën demokratike do ta bëjmë që të mbrojmë legjitimitetin tonë. Dera jonë për VLEN është e mbyllur, nëse duhet të bisedohet, duhet të bëhet me mandatarin. Por qëndrimi jonë si parti momentalisht është të vazhdohet me Frontin Europian”, tha Iljas për TV21.