Bejta: “Në vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë një territori i pastër. Ja 24 projektet e para!”

Kandidati për Kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z.Nevzat Bejta, i shoqëruar nga kandidatët për Këshilltarë komunal për një paraqitjeje publike ka shpalosur planin aksional për 100 ditëshin e parë të qeverisjes, pas fitores së 17 tetorit.

Së bashku me ekipin tim, tha Bejta, kemo përgatitur një plan ambicioz, por edhe praktik për një komunë më të mirë e që Gostivari e ka parë ndonjëherë.
Ky plan, shtoi Bejta, përmban zgjidhje reale për problemin e trafikut, për deponin Rusino me standarde, eko-miqësore dhe të menaxhuar profesionalisht, për një qendër të qytetit pa kazino dhe një Gostivar pa qenë endacak.

“Ky plan është Agjenda jonë e Gjelbër për Gostivarin. Ne do të ndërtojmë infrastrukturë moderne në çdo vendëbanim të komunës, duke siguruar furnizimin me ujë dhe rindërtimin e rrugëve në të gjitha vendëbanimet. Ky plan përmban projekte të mëdha: si ura e katërt mbi lumin Vardar, palestra sportive shumëfunksionale të cilat do të ndryshojnë komunën tonë dhe do ta bëjnë atë një vend modern, të gjelbër dhe të sigurt për të jetuar”, u shpreh Bejta.
Ju më njihni, tha ai, e dini që mund të mbështeteni në realizimin e këtij programi nga filimi deri në fund të mandatit të ardhshëm në vitin 2025.

“Disa prej projekteve të mëdha do të marrin pak kohë derisa të përfundojnë, të tjerët do të përmirësojnë drejtpërdrejt dhe menjëherë jetën në Gostivar për ju dhe të gjithë qytetarët. Gostivari meriton një kryetar që punon shumë, i cili i përvesh krahët për ta sjellë Gostivarin përsëri në rrugën e duhur, pasi komuna jonë po kthehej prapa në katër vitet e fundit”, vijoi Bejta, duke shtuar që në 100 ditët e para si kryetar, do të realizon 24 projekte.

“Në vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë një komun e pastër: Unë do të pastroj të gjitha deponitë ilegale, të cilat janë ndërtuar në katër vitet e fundit. Plani ynë i veprimit kundër qenve endacak do të jetë detyra ime e parë në detyrë dhe brenda 100 ditëve, ju siguroj që ju dhe familjet e juaj mund të ecni përsëri të sigurt në rrugët e Gostivarit. Në 100 ditë, shërbimet tona komunale do të digjitalizohen dhe do të jenë të arritshme 24/7 nga shtëpia ose kudo që të jeni. Për ta kthyer ekonominë tonë pas krizës COVID, unë do të zvogëloj taksat dhe tarifat komunale për bizneset deri në 50 përqind dhe do të krijojm një zyrë të re për promovim dhe tërheqëje të investime të reja për Gostivarin. Ne do të përkrahim gratë në biznese me programe të veçanta dhe do stimulojm me subvencione të reja si dhe gjithashtu do të zbatojmë aspektet gjinore në të gjitha politikat e komunës sonë”, vazhdoi Bejta.

Kandidati për Kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nevzat Bejta paralajmëroi që Kinemaja e re e qytetit të Gostivarit do të hapet dhe Këshilli Rinor jo vetëm që do të riaktivizohet, por do të përmirësohet dhe financohet me projekte të brezit tonë të ri.

“Tashmë në 100 ditët e para do të përjetoni një frymë të re ndryshimi në Gostivar, frymën e një komune që po shkon drejt një të ardhmeje më të mirë, të gjelbër. Sepse ajo për të cilën ka nevojë komuna jonë pas katër vitesh prapa, është punë e vështirë që nga dita e parë për ta çuar Gostivarin përpara”, tha Bejta duke paralajmëruar projektet që do të realizohen në 100 ditët e para të qeverisjes:

Pastrimi i të gjitha deponive të egra;
Zgjedhja e problemit me qentë endacak;
Rregullimi i udhëkryqeve dhe pajisja e tyre me mjete për lehtësimin e lëvizjes së personave me aftësi të kufizuar;
Instalimi i ashensorit te objketi i Komunës;
Ueb faqja zyrtare e komunës së Gostivarit dhe Ndërmarjeve Publike do të jenë transparente dhe do të mundësojnë komunikim interaktiv me qytetarët dhe mediumet;

Krijimi i një platforme online në kuadër të web Faqes së Komunës për komunikim 24/7 me qytetarin;
Digjitalizim i shërbimeve komunale dhe paraqitja e kërkesave të qytetarëve në kohë reale online;
Rehabilitimi i rezervuarëve me dozerë klorifikimi për këto fshatra: Forinë, Çegran, Balindoll, Reçan, Vërtok; Simnicë, Gjonovicë e Epërme, Gjonovicë, Sërmnovë, Patalisht, Bellovisht, Brodec, Çafë, Llakavicë, Zhelezna Rekë; Tërnovë, Strajan, Jallovcë e Poshtme;
Hapja e zyrës për promovim dhe tërheqje të investimeve;

Zvogëlim të taksave komunale në zonat industriale për 50% dhe lehtësime të tjera;
Zvogëlim të tatimeve dhe taksave komunale për çdo ndërmarrje të vogël dhe të mesme që do të promovojë produkte të reja ose shërbime në treg;
Zvogëlim të tatimeve dhe taksave komunale deri në 50% për bizneset lokale në afat të pacaktuar;
Shlyerja e obligimeve të vjetra si të hyra tatimore dhe taksa komunale.

Krijimi i një departamenti të bujqësisë në kuadër të Komunes, ku bujqit përvec se në Ministrinë e Bujqësisë për kulturat e mbjella do mund të aplikojnë për subvencione edhe në sektorin e Bujqësisë në Komunën e Gostivarit;
Themelimi I Kinemasë së qytetit të Gostivarit (në suaza të Qendrës për Kulturë Gostivar);
Riaktivizimi i Keshillit Rinor Lokal. Risi do jetë edhe përfaqësuesi i rinisë në Këshillin Komunal. Do garantojmë përkrahjen që të realizojnë projekte në fusha të ndryshme;
Hartimi i programit për inkuadrim, zhvillim dhe përkrahje të rinisë dhe sportit;

Ri-organizimi i njësisë së veçantë organizative, që do të merret vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe mirëqenjen sociale;
Përgatitja e planit strategjik për mbrojtje dhe mirëqenje sociale në bashkëpunim me sektorin joqeveritar;
Krijimi i Profilit social të Komunës së Gostivarit;
Krijimi i këshillit për mbojtje sociale;

Përgatitja e një plani strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe planet e veprimit në komunën e Gostivarit për periudhën 2021-2025;
Përgatitja e planit të veprimit për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrjeve të krijuara nga gratë;
Përgatitja e një plani veprimi për integrimin e çështjeve gjinore në sistemin arsimor;
“Vepro drejt, voto blertë”, ishte porosia që dha Bejta në paraqitjen publike.