Behxhet Pacolli informon për puntorët nga Maqedonia e Veriut që punojnë te firma e tij në Kazakistan

Ne shtesë, keni informacionet e rregullta nga Mabetex Group për gjendjen e sigurisë së puntorëve në Kazakhistan, në vendet ku punojnë punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mabetexi bën me dije se asnjë moment deri më tani nuk është cenuar siguria e punëtorëve të saj në Kazakistan, ata vazhdojnë jetën e tyre normale.

Mabetexi ka strukturat e veta të konsoliduara që kujdesen për çdo detaj të jetës së sigurt të bashkëpunëtorëve të saj. Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje dhe dëmton reputacionin e Kompanisë.

Kompania është në kontakt me MPJ të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Këto ministri kanë dhe kontaktet në secilin vend ku punojnë dhe jetojnë puntorët e Mabetexit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjithashtu ka opsionin e hapur që në çdo kohë të kërkojë informacionin e nevojshëm të cilin Kompania ua dërgon menjëherë dhe pa hezitim.