“Behuni heronjë dhe qëndroni në shtëpi, ta luftojmë së bashku Covid 19”

IPSH Spitali Klinik në Tetovë së bashku me Qendrën për Shëndet Publik të qytetit dhe Institutin për Shëndet Publik në RMV kanë apeluar tek njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi me qëllim që ta luftojmë së bashku Covid 19″ informon TetovaSot.

Ata janë dhënë këtë mesazh të përbashkët pikërisht sot në Ditën Botërore të Shëndetit, e cila festohet në të gjithë botën me pikëllim dhe mjerim për jetët e shumta të humbura dhe njerëzit të hospitalizuar në spitale me Kovid-19 përcjellë TetovaSot.

Në mesazhin e tyre thuhet se vendi ynë përballohet me këtë sfidë për 6 javë me të gjitha kapacitetet shëndetësore dhe aspekti mjekësor janë të përfshira në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje në vend.

Ne gjithashtu shprehim mirënjohje për Institucionet shëndetsore që kanë dhënë një kontribut të madh në këtë betejë, por pa Ju, bashkëqytetarët tanë, ne nuk do të jemi në gjendje ta zgjidhim këtë problem derisa nuk kemi mbështetje nga ana Juaj.

Prandaj Ju lusim që Ju të bëheni heronj dhe të qëndroni në shtëpi.

Ju urojmë të mira, shëndet dhe ta mbroni veten nga infeksioni dhe na ndihmoni ta fitojmë këtë betejë së bashku, sepse kemi kapacitete të mjaftueshme mjekësore ,personel të trajnuar shëndetësor ,kemi burime që të jemi fitues në fund të kësaj beteje.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi për shëndet, lumturi dhe mirëqenie për të festuar festat fetare në vijim është apeli i këtyre institucioneve shumë të rëndësishme shëndetësore në këtë kohë kur po përballemi me Covid-19.