Bëhuni gati për një super hit! Xhensila në duet me këngëtarin e dashur shqiptar

Këtë vit Xhensila Myrtezaj nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor dhe ne po e presim me padurim rikthimin e saj. Këto momente pauze, këngëtarja duket se i ka shffrytëzuar për të bashkuar forcat me disa nga artistët më të mirë shqiptarë. “Prive” bëri të ditur javë më parë se Xhensila do të sillte një bashkëpunim së shpejti me Majk dhe Ghetto Geasy. Së fundmi burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur se kjo këngë është finalizuar dhe është planifkuar që të publikohet gjatë muajve të verës. Mirëpo ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i Xhensilës për këtë vit!

“Prive” po ashtu ka mësuar se këngëtarja do të realizojë një duet me Klajdi Harunin. Dy zëra si Klajdi dhe Xhensila me siguri do të sjellin një baladë shumë të bukur me potencial të madh për të mos qenë thjesht një projekt sezonal, por një hit i përhershëm. Në fakt para disa ditësh, Klajdi dhe Xhensila na i dhanë provat se kanë një kombinim perfekt me zërat e tyre, pasi publikuan në Instagram një cover të përbashkët të një kënge. Ende nuk dihen detaje të tjera për duetin e Xhensilës dhe Klajdit, ndaj ne presim me padurim ta dëgjojmë.