Behramaj: Nga jashtë Gjykata Speciale, nga brenda Veton Surroi po mundohet ta rishkruajë historinë tonë

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj thotë se Gjykata Speciale po mundohet ta rishkruajë historinë nga jashtë ndërkaq nga brenda, sipas tij, këtë po mundohet ta bëj Veton Surroi.
Behramaj shkruan:

Nga jashtë, Gjykata Speciale, si model hibrid po mundohet ta rishkruajë historinë e Kosovës me ndihmën e Serbisë dhe Rusisë. Nga brenda, Veton Surroi dhe jugonostalgjikët tjerë, që dihen ku e kanë adresën politike, po mundohen t’i ripozicionojnë figurat kombëtare me ato antikombëtare.

Gjykata Speciale po mundohet ta ndryshojë përmbajtjen dhe narrativin historik. Këta po mundohen t’i përmbysin personalitetet historike. Vetëm edhe Ali Shukriu, Sinan Hasani dhe Rrahman Morina i mungonin urimit të Surroit!