Behgjet Pacolli i pakënaqur që po zbulohet pasuria e tij në kohë pandemie


Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, është shprehur i pakënaqur që deklarimi i pasurisë së tij po qarkullon nëpër medie. Ai thotë se në kohë pandemie dhe krize financiare nuk na duhet të tregojmë se çfarë kemi më tepër në jetë.
“Shikoj shumë komente dhe artikuj në media për pasurinë time të deklaruar diçka që në të vërtetë nuk e dëshiroj”, shkruan ai.

“Jemi në mes të një krize financiare dhe pandemie, ku shumë familje e kanë shumë të vështirë të përballen me jetën e tyre të përditshme. Gjëja e fundit që na duhet është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë. Më e rëndësishmja nga të gjitha janë shëndeti, familja dhe miqtë në jetë. Falënderoj Zotin për këtë!”, shton kryetari i AKR’së.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163844674515153