Behgjet Pacolli e Halil Kastrati të gatshëm për t’i ndihmuar këngëtares, Parashqevi Simaku

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe humanisti, Halil Kastrati kanë shprehur gadishmërinë për t’i dalë në ndihmë këmgëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, pasi e njëjta u shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore në SHBA dhe kërkonte ndihma.

“Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor” shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli thekson se “Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin ”.