Behgjet Pacolli: Albin Kurti me ‘këlyshet’ e vet ka dashur të më arr*estojë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, u ka kërkuar qytetarëve në Shtime që ta votojnë listën e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pacolli ka thënë se Albin Kurti dhe “këlyshët e tij donin ta arr*estonin” duke iu referuar paralajmërimit që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, kishte bërë për arrestimin e mundshëm të tij, njofton Klan Kosova.

“Mua donin të më arr*estonin kisha bërë të gjitha testet, isha i shëndosh nuk kisha v*irus për ta sjellë në Kosovë, nuk kam refuzuar karantinimin.

Albin Kurti me këlyshët e vet ka dashur të më arr*estojë, unë kisha vend ku të shkoja në karantinim, nuk kam e refuzuar karantinim. Unë e shihja se mbështetësit e tij shkonin në shtëpi dhe tjerët rrinin në karantimin, unë e pashë sa është ora”.

“Ai ishte personi i parë që dëshironte të më arr*estonte, në ora 01:00 të natës ai ka thënë se bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen do të vijnë të më arr*estojnë.

Por, për çfarë akoma nuk e kam kuptuar asnjëherë, ai të shkojë ta arr*estojë vetveten dhe idiotizmin e vet dhe jo njerëzit e sinqertë dhe punëtorë. Dokrrat e Albin Kurtit i përkasin viteve të 70-ta, ato nuk i nevojiten Kosovës”, ka thënë Pacolli.