Bëhet virale ëmbëlsira e inspiruar nga COVID-19

Një restorant ka shpikur një ëmbëlsirë të formuar si coronavirusi i ri për të rritur shitjet gjatë pandemisë. ‘The Black Madonna’ në Pragë normalisht do të ishte plot me turistë, por ajo ka pësuar gjatë shpërthimit të COVID-19. Me një rënie të numrit të vizitorëve në Republikën Çeke, dhe luftën me një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë, vendi vendosi të krijonte një ushqim të ëmbël aktual që do të tërhiqte klientët përsëri.

Krijueses së ëmbëlsirës, Olga Budnik, i erdhi ideja gjatë bllokimit në pranverë dhe tani po shet më shumë se 100 ëmbëlsira çdo ditë. Ajo shtoi: “Gjeta një foto të virusit në internet dhe kuptova me hollësi se si ta bëja ëmbëlsirën. “Si të bëjmë thumba, si do të ishte ngjyra dhe unë i përgatita të gjitha”. Pjata është pak më e vogël se një top tenisi, me një kore çokollate dhe e pluhurosur me gjalpë kakao. “Thumbat” e virusit janë bërë nga çokollata e bardhë dhe mjedrat e thata. Brenda ka një mbushje fëstëkësh me pure mjedre dhe mjedra në qendër.

Delikatesa ka qenë një sukses i madh, me shitje prej më shumë se 100 çdo ditë dhe në rritje. “Kriza e coronavirusit ka nënkuptuar një rënie të madhe për ne, në dhjetëra për qind, si për ndërmarrjet e tjera gastronomike”, tha menaxheri i marketingut të kafenesë Vojtech Hermanek.

“Por në të njëjtën kohë, ishte një shans për të nxjerrë tortën e coronavirusit që është një simbol, duke treguar se jo gjithçka ka humbur”. Zonja Budnik, një Ukrainase që jeton në Pragë për gjashtë vitet e fundit, tashmë ka ide edhe për krijimin e ardhshëm.