Bëhet rivlerësimi: Robin Krasniqi shpallet fitues ndaj Boesel

Sot në Gersthofen u zhvillua rivlerësimi i ndeshjes së Robin Krasniqi kundër Boesel, për Titullin e Kupës së Botës, në kuadër të një ngjarjeje publike me prezencë mediatike.

Robin Krasniqi është shpallur fitues. Pesë gjyqtarë aktivë të licencuar në Gjermani menduan se Robin Krasniqin e ka fituar këtë ndeshje, transmeton Klankosova.tv.
Vlerësimi i gjyqtarëve është si më poshtë:

Timo Hoffmann shënoi meçin 116:112 për Robin Krasniqin
Tengis Sade shënoi meçin 116:112 për Robin Krasniqin
Mathias Eichler e vlerësoi luftën 115: 113 për Robin Krasniqin
Jens Kluge e vlerësoi meçin 115:113 për Robin Krasniqin

“Jam shumë i lumtur që u bë ky rivlerësim. Tani është konfirmuar edhe nga gjyqtarët zyrtarë se unë jam fituesi aktual i kësaj lufte. Po pres me padurim luftën e tretë, por sigurisht që dua të marshoj si kampion bote”, është shprehur Krasniqi.

Kujtojme se dueli Krasniqi vs. Bösel II ishte zhvilluar me 9 Tetor 2021, por Krasniqit iu mohua fitorja e merituar.
Andaj Team-Krasniqi e ka vendosur kete rivlersim në vetëiniciativë, pasi që Federata përkatëse nuk e ka bërë nje gjë të tillë deri në këto momente.