Bëhet përurimi i Zyrës për diasporë në Komunën e Tearcës


Sot në Komumën e Tearcës u bë përurimi i Zyrës për diasporë. Këtë e bëri të ditur vet kryetari i Komunës, Nuhi Neziri i cili së bashku me ministrin Xhemail Çupi, Agim Nuhiun dhe disa të tjerë e përuruan zyrën për diasporë.
Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Komunës së Tearcës z. Neziri, ministrin z. Çupi, zv.Ministrin e Drejtësisë Agim Nuhiu ,zv/drejtorin z. Nura, Kryetarin e Këshillit të Komunës së Tearcës z .Osmani dhe përfaqësues të tjerë përuruam Zyrën për diasporë në Komunën e Tearcës.

Objektivi i zyrës për ndërlidhje me diasporën është forcimi i lidhjeve me diasporën për të inkurajuar dhe nxitur pjesëmarrjen e tyre jashtë shtetit në të gjitha aspektet e zhvillimit lokal, dhe për të krijuar një mekanizëm institucional që do të veproj për të zbatuar politikat në lidhje me diasporën, si dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe sigurimin e mbështetjes institucionale të nevojshme për forcimin e lidhjeve ndërmjet Komunës dhe diasporës.
� Ne jemi për diasporën dhe me diasporën!.